Teuta sërish me dy mungesa të sigurta

Futboll

Teuta sërish me dy mungesa të sigurta

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 13:36
Teuta sërish me dy mungesa të sigurta

Teuta, pasi ia doli të fitonte ndaj Apolonisë në ndeshjen e fundit të kampionatit, do të kërkojë vazhdimësinë edhe në takimin e radhës shtëpiak ndaj Skënderbeut.

Por, ashtu si ndaj fierakëve, edhe ndaj korçarëve, trajneri Edi Martini do të vuajë mungesën e dy lojtarëve.

Bëhet fjalë për Denis Pjeshkën dhe Sebino Plakun të transferuar në janar.

Të dy lojtarët kanë pësuar dëmtim dhe e kanë të pamundur të kontribuojnë në fushë për durrsakët, ndaj me shpresën se do të jenë të gatshëm për javën e ardhshme, do të qëndrojnë në “pit stop” edhe këtë herë.

Aktualisht, Teuta është në vend të katërt me 30 pikë, po aq sa edhe Laçi i vendit të tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat