Tre ekipe duan zyrtarisht Upamecano

Futboll

Tre ekipe duan zyrtarisht Upamecano

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 15:30
Tre ekipe duan zyrtarisht Upamecano

Bayern Munchen, Liverpool dhe Chelsea. Këto janë tre skuadrat që luftojnë për të siguruar shërbimet e Dayot Upamecano duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Në fakt, siç thuhet në Sport Bild, Manchester United tani është shkëputur nga gara për lojtarin e datëlindjes 1998.

Kush do ta marrë atë? Vetë lojtari do të vendosë, duke qenë se në kontratën e tij ka një klauzolë prej 42.5 milion të vlefshme për verën.

Për këtë arsye, klubet që duan mbrojtësin francez do të duhet të merren drejtpërdrejt me lojtarin, pa pasur nevojë për dritën jeshile nga Leipzig.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat