Trajneri i Schalke 04 e kritikon shqiptarin

Futboll

Trajneri i Schalke 04 e kritikon shqiptarin

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:22
Trajneri i Schalke 04 e kritikon shqiptarin

Dikur cilësohej si një prej mbrojtësve më të mirë në La Liga kur ishte pjesë e Valencias, por që në kohën kur Shkodran Mustafi mbërriti te Arsenali është hasur vetëm me kritika të pafundme.

Lojtari shqiptar ka kaluar një periudhë të errët me topçinjtë atje ku shpeshherë kthehej në një objekt bisede për tifozët që nuk ngurronin gjatë për ironitë e tyre që nxirrnin një konkluzion të vetëm: “Nuk është për Arsenalin”.

Për këtë arsye Mustafi mbërriti te Shalke në merkaton e janarit, por debutimi i tij ishte për t’u harruar në humbjen 3-0 kundër Leipzig. Mbrojtësi e justifikoi veten me faktin se ishte vetëm debutim, por trajneri Christian Gross i jep një “shuplakë të lehtë”.

“Nuk jam 100% i kënaqur me Mustafin, me nivelin që tregoi. Megjithatë kishte angazhimin e duhur dhe e stabilizoi disi mbrojtjen. Pavarësisht kësaj, nuk ka mjaftuar për ne. Unë jam i bindur se është transferimi i duhur për Shalken dhe pres që të na ndihmojë shumë”, ka thënë Gross.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat