Skandal, ja kush e vonoi kampionin gjerman

Futboll

Skandal, ja kush e vonoi kampionin gjerman

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 19:00
Skandal, ja kush e vonoi kampionin gjerman

Çështja e vonesës së Bayernit në aeroportin e Berlinit drejt nisjes për në Doha vazhdon të jetë e nxehtë. “Bild” ka publikuar një fakt tronditës për sa i përket incidentit me “Qatar Airways”.

Bëhet fjalë për një paaftësi të pilotit të avionit, i cili, me sa duket, nuk ka dëgjuar kullën e kontrollit, e cila i ka sugjeruar atij që të merrte një rrugë më të shkurtër drejt pistës kryesore çka do t’i kursente atij disa minuta. Kjo do të shmangte edhe vonesën e cila më pas rezultoi fatale në dëm të skuadrës që nuk u lejua të nisej pasi avioni ishte në pistë pas orës 00:00.

Siç dihet, në Gjermani nuk mund të fluturojë më asnjë avion pas kësaj ore deri në mëngjes. Ky vendim është marrë nga qeveria gjermane në këtë kohë pandemie. Ndërkohë, Bajerni vazhdon ta ndjekë këtë çështje në kërkim të përgjegjësve, të cilët, ashtu siç pohoi edhe Karl Hainc Rumenige, do të paguajnë dëmin e shkaktuar klubit gjerman. Skuadra humbi një ditë nga përgatitjet në Katar pasi mbërriti në Doha 7 orë e gjysmë më vonë nga se ç’ishte parashikuar.

Duket se fajin për këtë gjë e ka piloti, i cili tani duhet të japë shpjegime tek autoritetet përkatëse. Kujtojmë se menaxherja e aeroportit të Berlinit doli me një deklaratë zyrtare duke thënë se Bajerni ishte në rregull me orarin e rënë dakord më parë dhe se gjithashtu autoritetet e aeroportit të Berlinit i kishin dhënë dritën jeshile avionit për t’u nisur drejt Katarit brenda kohës së lejuar.

Çfarë do të ndodhë më pas, mbetet për t’u zbuluar në ditët në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat