Sallahu përgatitësi atletik me licencë nga UEFA

Futboll

Sallahu përgatitësi atletik me licencë nga UEFA

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 11:56
Sallahu përgatitësi atletik me licencë nga UEFA

Ardian Sallahu është licencuar me licencë nga Federata e Futbollit të Shqipërisë. Sallahu tash e disa vite është trajner kondicional pasi ka punuar në disa klube të njohura të Kosovës.

Edhe pse jemi pranuar që pesë vite në UEFA dhe FIFA, klubet e Kosovës ende nuk kanë ndonjë trajner kondicional të licencuar nga UEFA.

Sallahu tash e disa javë ka ndjekur kursin e organizuar nga shtëpia e futbollit shqiptar, në të cilin kanë ligjeruar edhe trajnerët e njohur italian të futbollit si Arrigo Sachi, Fabio Capello dhe Carlo Ancelotti.

Në klubin e fundit që ka punuar ishte KF Dukagjini. Për punën e tij ka folur edhe ish mesfushori i klubit nga Klina, Ilir Mustafa, i cili karrierë e ka vazhduar në futbollin turk.

“Për fillim ia uroj licencën, një punëtor tejet i madh, na ka ndihmuar shumë në përgatitjen fizike jo vetëm në fushë të futbollit por edhe jashtë saj. Ka qenë rigoroz dhe shumë profesional në punën që ka bërë, nuk shoh dallim nga puna e tij me këtu në futbollin turk”, ka deklaruar Mustafa për Insportin.

Në elitën e futbollit të Kosovës mungojnë trajnerët me licencën, ndërsa disa klube nuk të angazhuar fare.Sallahu në të kaluarën ka punuar edhe me klubet si KF Llapi dhe KF KEK-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat