Reali konfirmon lëndimin e Marcelos, ja sa do mungojë

Futboll

Reali konfirmon lëndimin e Marcelos, ja sa do mungojë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 15:35
Marcelo

Tjetër mungesë te skuadra e Real Madridit me mbrojtësin Marcelo që u lëndua në fitoren e djeshme ndaj Getafe.

Braziliani pas një kohë mjaftë të gjatë bëri një super paraqitje, por ishte i pafat pasi pësoi lëndim.

Reali pas testimeve të bëra ka njoftuar se Marcelo ka probleme në muskuj.

“Pas testimeve mjekësore të bëra në lojtarin tonë, Marcelo, ai u diagnostikua me lëndim muskulor në këmbën e majtë”, është shkruar në komunikatë.

Koha për t’u shëruar nga ky lëndim, zakonisht është dy deri në tri javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat