Fabrizio Romano jep lajmet më të fundit për të ardhmen e Ramosit

Futboll

Fabrizio Romano jep lajmet më të fundit për të ardhmen e Ramosit

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 22:53
Sergio Ramos

Ka raportime sot që Sergio Ramos tani është vendosur të largohet nga Real Madrid në verë pasi refuzoi një kontratë të re, kështu që menjëherë kjo do të shkaktojë spekulime për klubin e tij të ardhshëm.

Man United shpesh është përmendur si një destinacion për të, dhe kjo tingëllon sikur ai mund të jetë një opsion.

Ai do të jetë 35 vjeç kur të fillojë sezoni i ardhshëm dhe ai ka pasur disa dëmtime gjatë dy viteve të fundit dhe Man Utd nuk duket të jetë shumë e interesuar për të.

PSG në anën tjetër, duket si një destinacion më i natyrshëm për shkak të dëshirës së tyre për të nënshkruar emra të mëdhenj dhe për të fituar Ligën e Kampionëve.

Fabrizio Romano ka deklaruar gjatë ditës së sotme se Man Utd nuk ka kontaktuar me agjentin e Ramos deri tani.

Ndërsa, PSG janë të interesuar për të vetëm në qoftë se 35 vjeçari do të largohet nga klubi si lojtar i lirë, situata ende mbetet e hapur me Realin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat