Zaha zbulon detaje të vështira

Futboll

Zaha zbulon detaje të vështira

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 13:38
Zaha zbulon detaje të vështira

Wilfried Zaha ka thënë se “ishte vendosur që të dështonte” nën drejtimin e Louis van Gaal, gjatë kohës që luajti me Manchester United, për shkak se trajneri hollandez e vendosi jashtë pozicionit. Duke folur për podcastin “On The Judy”, Zaha foli për kthimin e tij nga Cardiff: 

“Unë u ktheva te Manchester United dhe gjeta trajner Louis van Gaal. Kur ai erdhi në “Old Trafford”, sapo kishte lënë pas Kupën e Botës, ku luajti me Robin van Persie dhe Arjen Robben përpara, te kombëtarja e Hollandës.

Ai më dha dy mundësi: ose mbrojtës i krahut, ose sulmues. Ato ishin pozicione, që nuk i kisha bërë kurrë më parë. Pra, dukej qartë se m’u paracaktua dështimi.

Isha i tronditur nga mënyra sesi gjithçka nuk po funksiononte për mua. M’u vendos kushti: zgjidh e merr; ose sulmues, ose mbrojtës krahu. Në fakt, nuk mund të bëja asnjërën. Van Gaal zgjodhi të më fundoste”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat