Ardian Muja ka marrë dhuratën më të çmuar në jetë, pasi është bërë baba.
Futbollisti mitrovicas është bërë baba i një djali të vogël të cilin e kanë emëruar me ermin Mal, shkruan Olle.
E për nder se Muja është bërë baba, klubi i Trepçës ’89 në krye me presidentin e saj Abedin Zeka, i ka bërë një befasi lojtarit të tyre.
I pari i ‘Minatorëve’ ka organizuar një drekë me gjithë futbollistët dhe stafin e skuadrës për t’i uruar mirëseardhje në këtë botë Mal Mujës.
Kjo ishte një befasi e këndshme nga klubi që sigurisht e ka bërë të lumtur edhe yllin e skuadrës Ardian Muja.
Vlen të theksohet se gjatë ditës së djeshme, Trepça ’89 ka marrë një fitore 4-0 ndaj Ferizajt duke siguruar plasmanin në çerekfinale të Kupës së Kosovës.