Neymar dhe babai i tij shpërthejnë pas dëmtimit

Futboll

Neymar dhe babai i tij shpërthejnë pas dëmtimit

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 10:31
Neymar dhe babai i tij shpërthejnë pas dëmtimit

Neymar nuk do të luajë ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij, Barcelonës, në “Camp Nou”. Braziliani, në fakt, do të humbasë ndeshjen e parë 1/8 finale të Ligës së Kampionëve për shkak të një lëndimi tjetër, që e pësoi kundër Caen. Kthimi europian është gjithashtu në rrezik, për shkak se duhet të bëjë rreth një muaj pushim.

Lëndimi krijoi polemika, duke përfshirë përgjigjen e Neymar përmes Instagram-it për Pascal Duprad, trajnerin e Caen, që e quajti brazilianin një “fëmijë që qan” (vetëm ankohet). Neymar shkroi një postim, në të cilin menjëherë u debatua me komente, midis tifozëve dhe “keqbërësve” të 28-vjeçarit:

“Ndonjëherë ndihem i pakëndshëm me stilin tim të lojës, me driblimet e mia dhe trajtimet, që gjithmonë më vijnë nga kundërshtarët. Nuk e di nëse jam problem, por kjo që pësoj në fushë më trishton.

Më trishton edhe të dëgjoj lojtarë, trajnerë, komentues ose të tjerë, që thonë: Ai duhet të jetë në gjendje të përplaset, ai gjithmonë bie, ai është një fëmijë që qan, ai është një fëmijë i llastuar. Sinqerisht, kjo më trishton dhe nuk dua t’i dëgjoj. Unë e di se nuk i ndal dot, ndaj do të duroj. Thjesht dua të jem i lumtur ndërsa luaj futboll, kjo është e gjitha”.

Babai i Neymar, gjithashtu ndërhyri në diskutim: “Djali im duhet të qajë vërtet, por jo në atë prizëm që zotëria imagjinon. Unë mendoj se duhet të qajë, sepse ka trajnerë si ju, gjyqtarë të këtij niveli, drejtues lige neglizhentë dhe të heshtur, gazetarë paragjykues dhe frikacakë në sport. Po, ai duhet të qajë. Ama, e qara jonë dhe e djalit tim, e sportistit, fashitet nga magjia e futbollit. Pasi ai do të ringrihet, si gjithmonë, për t’i mposhtur të gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat