Belotti vazhdon të ketë dyshime

Futboll

Belotti vazhdon të ketë dyshime

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 12:57
Belotti vazhdon të ketë dyshime

Andrea Belotti vazhdon të ketë dyshime përsa i takon të ardhmes së tij.

Sulmuesi ka vendosur të ndërpresë për momentin bisedimet me Torinon për rinovimin e kontratës.

Sipas mediave italiane, dyshimet e 27-vjeçarit nuk lidhen me anën financiare, por me objektivat e klubit granata të cilët nuk arrijnë të jenë kompetitive në kupat e europës dhe për më tepër këtë sezon rrezikojnë rënien në Serinë B, pasi renditen në vendin e 17 me 16 pikë të grumbulluara.

Lojtari ndiqet prej kohësh nga Milani, por edhe Roma nuk mbetet pas, pasi verdhekuqtë po kërkojnë pasuesin e Dzekos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat