Të gjithë presin “Bubën”

Futboll

Të gjithë presin “Bubën”

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 17:20
Të gjithë presin “Bubën”

Kur do të luajë “Buba”? Një prej afrimeve të luksit për futbollin shqiptar dhe Partizanin në veçanti është Hasani.

Ky i fundit pritet që të ketë disa minuta në këmbë për ndeshjen e radhës që të kuqtë do të kenë me Kastriotin. Një rival që ka treguar përgjatë gjithë kësaj kohe se është “kockë e fortë” për pretendentët për titull, madje në shumë raste duke dalë me pikë.

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, është shprehur se Hasani do të debutojë ndaj Kastriotit, por gjithmonë duke parë edhe vazhdimësinë e lojës. “Hasani mund të ketë disa minuta, varet si do të shkojë ndeshja. Gjendja e tij tashmë mundet të përballojë disa minuta në lojë, pa pasur probleme me dëmtime.

Mund të ishte futur edhe në Ballsh, do t’i kenë minutat, si ai si Dominguez, në momentin që do të kenë gjendjen më të mirë, që të shprehen në maksimumin e tyre”, u shpreh Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat