E ka thënë në mënyrë të qartë

Futboll

E ka thënë në mënyrë të qartë

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 17:25
E ka thënë në mënyrë të qartë

E ka thënë në mënyrë të qartë në të kaluarën dhe e ka konfirmuar edhe tani.

Mbrojtësi i Chelsea-t, Antonio Rudiger, ka bërë edhe rolin e ndërmjetësit për londinezët, duke i ndihmuar këta të fundit të sigurojnë Kai Havertz dhe Timo Werner.

“Havertz dhe Werner kanë ardhur falë meje? Po, është e vërtetë. Kam bindur Havertz dhe Werner që të vijnë këtu, kemi folur shumë. Kam bërë thjesht më të mirën për të ndihmuar klubin që të merrte dy talente fantastikë”, ka thënë Rudiger për Sky.

“A ndihen më mirë me një trajner gjerman? Besoj se po. Tani kanë një trajner që flet gjuhën e tyre. Gjithsesi, diferencën e bën fusha në fund”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat