Dortmund po shihet si skuadra favorite

Futboll

Dortmund po shihet si skuadra favorite

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 11:48
Depay

Memphis Depay është futur në vitin e fundit të kontratës me gjigantin francez Olympique Lyon.

Sulmuesi holandez nuk ka pranuar rinovimin e kontratës dhe do të largohet si transferim i lirë në fund të këtij edicioni.

Depay ishte i lidhur me një kalim te Barcelona në verën e vitit 2020 dhe në janarin e vitit 2021, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

27-vjeçari ka ngjallur interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane, për faktin se largohet nga Lyon si transferim i lirë dhe kjo është një përparësi për të.

Megjithatë gjiganti gjerman Borussia Dortmund po shihet si skuadra favorite për të nënshrkuar me anësorin holandez.

BVB pritet ta shes yllin e saj Jadon Sancho dhe Depay po shihet si lojtari ideal për ta zëvendësuar anglezin.

Dortmund thuhet se ka biseduar me agjentët e lojtarit, por nuk do të jetë aspak e lehtë transferimi i tij.

Barcelona, Roma, Milan, Atalanta, Napoli, Sevilla, Atletico Madrid, Paris Saint Germain, Everton e Tottenham Hotspur janë skuadrat tjera të interesuara për yllin holandez.

Depay është duke kaluar formë të jashtëzakonshme këtë edicion, ku në 25 ndeshje zyrtare ka shënuar 14 gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat