Conte: Duhej të kisha reaguar ndryshe

Futboll

Conte: Duhej të kisha reaguar ndryshe

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 14:58
Conte: Duhej të kisha reaguar ndryshe

Episodi mes Antonio Contes dhe Andrea Angnellit në gjysmëfinale e Kupës së Italisë nuk kaloi pa u vënë re dhe vazhdon të jetë një nga temat më të “nxehta” në Itali. Kamerat e kapën trajnerin e Interi duke i drejtuar gishtin e mesit ish-presidentit të tij dhe kaq mjaftoi për të ndezur debate.

Mirëpo, ka qenë vetë Conte që ka kërkuar falje për atë episod. Përpara se të fillonte konferencën e zakonshme për shtp në prag të duelit me Lazion, italiani kërkoi falje dhe e pranoi se duhej të kishte reaguar në një mënyrë tjetër në ato momente.

“Dua të flas vetëm për futboll gjatë konferencës për shtyp, kështu që do të them diçka para se të fillojmë. Jam këtu për të kërkuar falje sepse reagova në mënyrë të gabuar ndaj fyerjes. Mund të kisha reaguar më ndryshe dhe do të ishte më pozitive. Më vjen keq që ndodhi ashtu, por do të mësoj nga kjo për të ardhmen. Fyerjet dhe provokimet nuk janë aspak provokim”, deklaron italiani.

“Të gjithë e panë atë që ndodhi në stadium dhe kjo ka rëndësi për mua. Sidoqoftë, ne si trajner, lojtar apo dhe president kemi për qëllimi të japim një shembull dhe prandaj duhet të kisha reaguar ndryshe. Mbase me bravo apo duartrokitje për të treguar se mund t’i dëgjoja fyerjet e tyre. Tani duhet të përqendrohemi. Njerëzit duan të flasin për futboll dhe jo për thashetheme”, përfundon Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat