Real Madridi në gjurmët e Koulibaly

Futboll

Real Madridi në gjurmët e Koulibaly

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 16:59
Real Madridi në gjurmët e Koulibaly

Real Madridi, në dritën e së ardhmes së pasigurt të Sergio Ramos, po shikon përreth. Dhe midis profileve të mundshme, Kalidou Koulibaly po vlerësohet si një zëvendësim i mundshëm i kapitenit të “Los Blancos”. Të paktën kështu pretendon “Marca”, sipas së cilës kontaktet midis presidentit Florentino Perez dhe mbrojtësit vazhdojnë të jenë të rregullta.

Distanca mbetet, megjithatë, dhe aktualisht Ramos, të cilit i skadon kontrata në qershor, nuk është i gatshëm të pranojë propozimin për të rinovuar.

Prandaj, Real Madridi po kërkon një profil, që mund ta zëvendësojë atë.

Në “pole position” është David Alaba, të cilit gjithashtu po i skadon kontrata me Bayern Munich. Përvoja dhe mundësia e mbulimit të më shumë roleve në fushë e bën austriakun të lakmuar. Ai kërkon një pagë të madhe, por Reali nuk do të kursehej për një potencial të tillë. Sidoqoftë, për lojtarin në fjalë ka konkurrencë nga PSG. Në këtë situatë, Real Madridi po vlerëson edhe zgjidhje të tjera.

Një opsion është Koulibaly, i cili mund të jetë një mundësi e mirë tregu, nëse Napoli humbet kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat