Ibrahimi: Çdo ndeshje ka historinë e vet

Futboll

Ibrahimi: Çdo ndeshje ka historinë e vet

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 17:08
Ibrahimi: Çdo ndeshje ka historinë e vet

10 gola në Superiore, kryesues i listës së finalizuesve, por Agim Ibrahimi i jep shumë më tepër rëndësi suksesit të Kukësit.

“Më gëzon faktoi që fitoi Kukësi, nuk ka rëndësi goli im. Jam i kënaqur me golat, por më besoni që nuk mendoj për veten para klubit. E rëndësishme është që të fitojë Kukësi. E kam thënë që kemi shumë lojtarë cilësorë. Nuk jemi të kënaqur”.

Nga humbja në fitore: “Çdo ndeshje ka historinë e vet. Kukësi që nga fillimi ka qenë një ndër pretendentët. Sot treguam mentalitet fituesi, që në ndeshjet e kaluara nuk e kemi pasur.

E kam thënë edhe më parë, që çdo ndeshje duhet marrë me vlerësim dhe të kemi vazhdimësi. Kjo është ajo që të sjell sukses. Nga ky moment mund të themi se do jemi ndryshe në fushë.

Rivalët: “Çdo skuadër është shumë e fortë dhe ka lojtarë cilësorë. Do të veçoja Laçin dhe Vllazninë. Shkodranët janë me meritë në krye. Laçi me trajnerin e ri dhe agresivitetin që shfaq ka bërë shumë mirë.”

Përpallja me Ferhan Hasanin: “Kanë nisur ngacmimet me Ferhan Hasanin që kur ka ardhur këtu dhe mund t’iu them se ndeshja me Partizanin do jetë “zjarr”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat