Sot 28 vite, ndodhi mrekullia për Kosovën!

Futboll

Sot 28 vite, ndodhi mrekullia për Kosovën!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 12:26
Kosova në vitin 1993 në Tiranë

Sot 28 vite, ndodhi mrekullia për Kosovën! Sot 28 vite, Kombëtarja e Kosovës në futboll zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare revyale me Shqipërinë!

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi” në një atmosferë të bukur sportive. 

Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (1991-1993), Agim Bytyçi, ndërsa sekretar i përgjithshëm Sejdi Mërkoja dhe selektor Ajet Shosholli! Një sfidë më shumë se sfidë, emocione të pafundme, Kosova zhvillonte ndeshjen e parë me shtetin amë!

Image

Ajet Shosholli

Vëllai i madh apo Shqipëria triumfon me rezultat 3:1 ndaj vëllait të vogël, Kosovës.

Image

Sporti i Shqipërisë

Emra të mëdhenj në fushë qoftë të Shqipëria qoftë të Kosova. Ilir Shulku, Eduardo Abazi, Indrid Fortuzi te Shqipëria, Ardian Kozniku, Isa Sadriu, Fadil Berisha, Bardhec Seferi, Kushtrim Munishi, Selajdin Jerliu, Muharrem Sahiti, Genc Hoxha, Gani Llapashtica, Afrim Tovërlani, Bashkim Idrizi, Abdullah Rafuna, Bejtush Bejta etj. te Kosova. “E dielë, 14 shkurt 1993, ora 14.30, më stadiumin "Dinamo" të kryeqytetit 3000 spektatorë. 

Më së fundi, pas 15 vitesh, Shqipëria zhvilloi ndeshjen e parë me përfaqësuesen e Kosovës”, shkruante mes të tjera “Sporti” i Shqipërisë.

“Ndeshja ishte për ne deri kur pësuam gol, kjo s'mund të mohohet, një gabim, ashtu siç është në përgjithësi futbolli, dhe ne e pësuam”, kishte deklaruar në Tiranë mes të tjera Shosholli.

Shqipëria-Kosova 3:1
Stadiumi “Selman Stërmasi” në Tiranë.
Gjyqtarë: B. Pregja, H. Yeskaj, P. Brahja (Tiranë).    Kartoni i verdhë: E. Abazi.
Shënues: Abazi (39'), Seferi (40'-autogol), Fortuzi (49') - Sahiti (50'). 
Seleksioni i Shqipërisë: Kapllani (Teuta), Abazi (Teuta), Peqini (Elbasani), Kaçaj (Athinaikoz), Shulku (Partizani), Ocelli (Partizani), Muça (Partizani), Dalipi (Dinamo), Dosti (Partizani), E. Abazi (Sturm e Gracit të Austrisë), Fortuzi (Dinamo). Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe portieri Nallbani (Tirana), Bano (Partizani), Kapedani (Teuta), Bejzade (Dinamo) e Zalla (Teuta). Trajnerë: N. Birçe e S. Starova.
Përfaqësuesja e Kosovës: Beselica (Prishtina), Berisha (Prishtina), Sadriu (Prishtina), Seferi (Trepça), Llapashtica (Prishtina), Jerliu (Drita), K. Munishi (Prishtina), Ajeti (Drita), Sahiti (Konyaspor Turqia), G. Hoxha (Vëllaznimi), Kozniku (Hajduk Spliti). U aktivizuan edhe Idrizi (Drenica), Rafuna (Prishtina), Tovërlani (Prishtina), S. Osmani (Trepça), Bejta (Prishtina), Nushi (Vëllaznimi). Selektor: Ajet Shosholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat