Trepça ’89 po punon për ta larguar borën nga stadiumi

Futboll

Trepça ’89 po punon për ta larguar borën nga stadiumi

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 16:39
Trepça ’89 po punon për ta larguar borën nga stadiumi

Përveç përballjes kryesore të ditës që zhvillohet në Drenas në mes Feronikelit dhe Gjilanit, një takim tjetër interesant nga Superliga luhet edhe në Mitrovicë.

“Riza Lushta” do jetë stadiumi në të cilin do të përballen mes tyre dy skuadrat që po luftojnë për mbijetesë, Trepça ’89 dhe Arbëria, shkruan Gazeta Olle.

Kjo do jetë ndeshja e tretë mes këtyre dy klubeve, në dy përballjet e mëparshme nga një fitore e ka secila.

89-shi përmes faqes zyrtare ka treguar se po bëhet punë e madhe për të larguar borën që ka rënë gjatë ditëve të fundit prej stadiumit ku do luhet takimi.

FFK nuk ka dhënë akoma asnjë sinjal që takimi mund të mos luhet, dhe pritet të procedohet gjithçka në orar të rregullt ashtu siç edhe ishte planifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat