Hadergjonaj i pazëvendësueshëm, kjo është nota e tij

Futboll

Hadergjonaj i pazëvendësueshëm, kjo është nota e tij

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 17:43
Hadergjonaj i pazëvendësueshëm, kjo është nota e tij

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Florent Hadergjonaj ka luajtur për Kasimpasan në takimin kundër gjigandit të futbollit turk, Galatasarayt.

Galatasaray e fitoi me vështirësi takimin në shtëpi me rezultat 2:1, me golin e fitores të arritur në minutën e 89-të.

Hadergjonaj luajti për gjatë gjithë këtij takimi duke mos u zëvendësuar fare.

Sajti i njohur “Whoscored.com” e ka vlerësuar futbollistin “dardan” me notën 6.3.

Lojtari me notën më të lartë në skuadrën e Kasimpasas ishte sulmuesi, Thelin që mori notën 7.1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat