Atletico Madrid shfaq interes për Eric Pulgar

Futboll

Atletico Madrid shfaq interes për Eric Pulgar

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 13:30
Atletico Madrid shfaq interes për Eric Pulgar

Erick Pulgar vijon të tërheqë vëmendjen e klubeve europiane.

Pas interesimit nga Leeds dhe Southampton, tani janë Atl. Madrid dhe Real Betis që kërkojnë mesfushorin kilian të Fiorentinës.

27-vjeçari prej kohësh ka dhënë “ok” për një aventurë të re dhe duke parë se nuk po rinovon kontratën, ndoshta drejtuesit do të detyrohen të dëgjojnë ofertat për lojtarin.

Vlera e kartonit të Pulgar vlerësohet 17-18 milionë euro nga drejtuesit e Fiorentinës, një shumë e përballueshme për arkën e Atl. Madrid që duket në avantazh ndaj Betis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat