Koeman: Ka pak gjasa për përmbysje të rezultatit!

Futboll

Koeman: Ka pak gjasa për përmbysje të rezultatit!

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 00:16
Ronald Koeman

Barça u mposht nga PSG bindshëm 1-4 në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së 1/8-ës së finales në Champions.

Francezët kanë bërë një hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale, ndërsa për katalunasit, ky ishte një dështim i radhës.

Këtë e pranoi edhe tekniku holandez, Ronald Koeman, i cili në një prononcim pas ndeshjes, tha se PSG është një nivel tjetër në krahasim me ekipin që ai drejton.

“Ata e vërtetuan se janë më të mirë. Ne e dinim se kjo mund të ndodhte. Ata janë para nesh.

Është e vështirë të rikthehesh kur rezultati është 1-4, e sidomos kur je në cilësinë e vendasit. Janë shumë pak gjasa për përmbysje të rezultatit”, tha ndër të tjera 57 vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat