Laporta: Paraja nuk të garanton tituj

Futboll

Laporta: Paraja nuk të garanton tituj

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:43
Messi

Kandidati për president të Barcelonës, Joan Laporta, është zotuar se do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur Lionel Messin në klubin katalonas.

Laporta është favorit për t’i fituar zgjedhjet për president të Barcelonës më 7 mars dhe ka theksuar se do të punojë shumë fort për t’ia zgjatur Messit qëndrimin në Camp Nou.

Sulmuesi argjentinas tronditi kur kërkoi publikisht largimin nga Barça verën e kaluar dhe u përfol se do të mundë t’i bashkohej Interit, PSG-së apo Manchester City.

Marrëveshja e Messit me Barcelonën përfundon në qershor dhe nuk ka shenja se ai do ta vazhdojë atë, por Laporta është i bindur se 33-vjeçari do të qëndrojë.

“Do të bëj gjithçka që është e mundur, ka shumë klube që e duan atë dhe ne duhet t’i bëjmë ofertë të rëndësishme. Paraja nuk të garanton tituj”, tha Laporta.

“Messi sjell më shumë të hyrja sesa shpenzime. Ai na i siguron 30 për qind të të hyrave në këtë klub”, shtoi ai..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat