Arsenal dëshiron blerjen e Ceballos, Ryan dhe Odegaardit

Futboll

Arsenal dëshiron blerjen e Ceballos, Ryan dhe Odegaardit

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 14:44
Dani Ceballos dhe Mat Ryan

Arsenal shpreson të kompletojë transferimin e Dani Ceballos dhe Mat Ryan në verën e ardhshme.

Dyshja janë huazim deri në fund të sezonit, Ceballos nga Reali dhe Ryan nga Brighton.

Sipas SunSport, trajneri Mikel Arteta dëshiron t’i mbajë të dy në skuadër gjithashtu të gjejë marrëveshje me Realin për Martin Odegaard.

Pavarësisht që këtë edicion kanë pasur probleme financiare, Arsenali ka huazuar 120 milionë euro nga banka e Anglisë dhe do t’i shpenzojë në verë për t’i ndihmuar Artetas të formojë skuadër me të mirë.

Te tre lojtarët janë në formacionin bazë të teknikut spanjoll dhe i sheh si lojtarë çelës për edicionin e ardhshëm.

Për Ceballos, “Los Blancos” duan rreth 25 milionë euro, por nuk dihet nëse do e lejojnë shitjen e Odegaardit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat