Manchester United kërkon sulmues

Futboll

Manchester United kërkon sulmues

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 15:17
Manchester United kërkon sulmues

Manchester United e ka vuajtur jo pak mungesën e një lojtari me peshë në majen e sulmit dhe kjo ishte edhe arsyeja kryesore që drejtuesit e klubit nga “Old Trafford” firmosën me Edinson Cavanin.

Megjithatë, uruguajani është gati në fund të karrierës së tij dhe nuk është zgjedhje e parë për formacionin e trajnerit Solskajer.

Kështu, drejtuesit e United kanë hedhur sytë përsëri në merkato dhe kanë piketuar Andre Silvan. Portugezi ka mahnitur me formën e treguar te Frankfurt, sidomos gjatë këtij sezoni, ku në Bundesligë ka shënuar plot 18 gola në 20 ndeshje.

Sipas raportimeve të fundit nga “Sky Germany” bisedimet mes Frankfurt dhe United kanë nisur, me anglezët që kanë gati ofertën e parë, që thuhet se është rreth 30 milionë euro. Kujtojmë se Andre Silva ka qenë më parë pjesë e Milanit Sevillas dhe Portos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat