KK Rinia po bëhet gati për garat pranverore

Futboll

KK Rinia po bëhet gati për garat pranverore

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 17:54
KK Rinia po bëhet gati për garat pranverore

Pas një vitit pushimi të detyrueshëm, për shkak të pandemisë me Covid-19, aktivitetet në sportin e karatesë do të fillojnë në muajin mars.

Dhe, rinisjen e garave mezi po e presin karateistët e KK Rinia nga Mateçi i komunës së Likovës, të cilët po vijojnë stërvitjet në mënyrë që sa më të përgatitur ti presin turnet vendore dhe ndërkombëtare si dhe kampionatet e ndryshme shtetërore.

Aktiviteti i parë i tyre është kampionati shtetëror për senior, pastaj ai i pioniereve në muajin prill. Karateistët e KK Rinia do të vijojnë me turnet ndërkombëtare në muajin maj, ndërsa në qershor i pret kampionatii për kadet, junior dhe U21.

Nga ky klub thonë se janë të uritur për suksese dhe medalje e kupa të reja, prandaj mezi presin të kthehen në arenat sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat