Ja vendimi i papritur i Gareth Bales

Futboll

Ja vendimi i papritur i Gareth Bales

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 19:16
Ja vendimi i papritur i Gareth Bale

Gareth Bale pritet së shpejti të tërhiqet nga futbolli aktiv dhe një gjë të tillë e ka paralajmëruar agjenti i tij, Jonathan Barnett të mërkurën.

Bale para fillimit të këtij edicioni u huazua te Tottenhami nga Real Madridi por uellsiani nuk ka bindur trajnerin Jose Mourinho që nuk i ka dhënë hapësirë të madhe tek ekipi londinez. 31-vjeçari ka 16 ndeshje në të gjitha garat dhe katër gola të shënuara me Tottenhamin derisa me Real Madridin ka kontratë deri në vitin 2022.

“Bale është pranë përfundimit të karrierës së tij”, ka thënë Barnett për të përditshmen spanjolle “Marca” derisa ka shtuar se duhet të pyetet Mourinho se për çfarë arsye nuk po e aktivizon te Tottenhami.

Bale në vitin 2013 iu bashkua Realit për një dëmshpërblim rekord prej 101 milionë eurosh dhe me ekipin spanjoll ka fituar 16 trofe, përfshirë këtu dy tituj kampioni të Spanjës dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat