Gjimshiti gati për ndeshjet vendimtare

Futboll

Gjimshiti gati për ndeshjet vendimtare

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 14:25
Gjimshiti gati për ndeshjet vendimtare

Berat Gjimshiti është një nga liderët e Atalantës në këto dy sezone, e tashmë që bergamaskët kanë dy ndeshje të rëndësishme për fatet e sezonit, fillimisht ndaj Napolit, e më pas në Champions ndaj Real Madrid, kanë nevojë për kontributin e mbrojtësit të kombëtares.

Vetë Gjimshiti, së fundmi ka folur për ndeshjet e radhës ndaj Napolit dhe Real, teksa thekson se madrilenët i kanë parë vetëm nga TV.

“Napoli luan një futboll shumë të mirë, gjithnjë përpara, por ne i njohim mirë edhe forcat tona. I kemi vendosur në vështirësi në dy ndeshjet e Kupës së Italisë.

Por, duhet të kujtojmë se në ndeshjen e parë humbëm dhe ata na vendosën në vështirësi.

Real Madrid? Janë të gjithë lojtarë me nivel maksimal, ishim mësuar t’i shihnim nga TV dhe të mësonim prej tyre, ndërsa tashmë do të përballemi me ta”, u shpreh Gjimshiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat