Real Madrid dëshiron që ta rikthej Martin Odegaard

Futboll

Real Madrid dëshiron që ta rikthej Martin Odegaard

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 17:29
Real Madrid dëshiron që ta rikthej Martin Odegaard

Gjiganti spanjoll Real Madrid dëshiron që ta rikthej Martin Odegaard në “Santiago Bernabeu”, në fund të këtij sezoni, kur edhe i përfundon huazimi tek Arsenal, raporton “Mundo Deportivo”.

“Galaktikët” kanë synim të nënshkruajnë me yllin norvegjez Erling Haaland, dhe dëshirojnë ta përdorin bashkëkombësin e tij Odegaard, për ta bindur sulmuesin e Dortmundin që të kalojë në radhët e tyre.

Momentalisht, Odegaard është në radhët e skuadrës londineze Arsenal, ku kaloi në formë huazimi nga skuadra e Real-it, dhe në fund të këtij sezoni do të rikthehet në “Santiago Bernabeu”, pasi që e shohin si pjesë të një plani afatgjatë, së bashku me shokun e tij të kombëtares Haaland.

Haaland, sipas spekulimeve të shumta, do të largohet nga Borussia Dortmund, dhe interesim për shërbimet e tij kanë shprehur shumë skuadra të mëdha evropiane, ndër to Chelsea, Manchester City e United dhe Real Madridi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat