Raiola kërkon të vendos klauzolë në vlerë 40 milionë euro në kontratën e re të Donnarummas

Futboll

Raiola kërkon të vendos klauzolë në vlerë 40 milionë euro në kontratën e re të Donnarummas

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 18:48
Gigio Donnarumma

Sipas La Gazzetta dello Sport, Mino Raiola dëshiron të përfshijë një klauzolë prej 40 milionë euro në kontratën e re të Gigio Donnarumma me Milanin.

Kontrata e 21-vjeçarit do të skadojë në fund të sezonit, ndërsa Rossonerët janë në bisedime me të për të zgjatur qëndrimin e lojtarit në klub.

Milani thuhet se i ka ofruar italianit një marrëveshje të re në vlerë 7.5 milionë vjeçare për pesë vjet.

Raiola dëshiron një kontratë dy-vjeçare që do ta lejonte atë të negocionte një marrëveshje të re në vitin 2022.

Sipas La Gazzetta dello Sport, agjenti gjithashtu dëshiron të përfshijë një klauzolë lirimi prej 40 milionë euro në kontratën e re të portierit.

Donnarumma zgjati kontratën e tij të skaduar me Milanin në verën e vitit 2017, duke nënshkruar një marrëveshje të re prej 6 milionë euro në vit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat