Solskjaer konfirmon bisedimet për rinovimin e kontratës me Cavanin

Futboll

Solskjaer konfirmon bisedimet për rinovimin e kontratës me Cavanin

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 21:56
Ole Gunnar Solskjaer dhe Edinson Cavani

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se klubi është i kënaqur me Edinson Cavanin.

Strategu norvegjez ka thënë se klubi është i kënaqur me Cavanin dhe ekziston një vullnet nga të dyja palët për rinovimin e kontratës.

Cavani ka shënuar 6 gola dhe është bërë njëri nga protagonistët kryesorë në sulmun e “The Red Devills” këtë sezon. Ai është bërë një shembull për sulmuesit e rinj, Mason Greenwood, Martial dhe Rashford.

“E vetmja gjë që mund të them është se Edinson po bën paraqitje të mira”, tha ai.

“Jam i impresionuar nga ai, ai me të vërtetë ka qenë ndikim për grupin dhe ne do të ulemi të bisedojmë që ta kemi në të ardhmen”, shtoi ai.

“Është një diskutim i mirë, ne gjithmonë flasim me lojtarët për kontratat e tyre”, tha Solskjaer.

“Në formën e tij momentale ne jemi të kënaqur dhe do të donim të vazhdojmë me të”, përfundoi Ole Gunnar Solskjaer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat