Sot dy ndeshje të forta në Superligën e Kosovës

Futboll

Sot dy ndeshje të forta në Superligën e Kosovës

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 08:37
Superligën

Prishtina dje fitoi 4-0 në udhëtim te Arbëria, ndërsa sot zhvillohen dy takimet e radhës të xhiros së dytë të stinorit pranveror në elitën e futbollit e Kosovës.

Vëmendja kryesore do të jetë në Gjilan, aty ku kampionia aktuale dhe kryesuesja, Drita, do të jetë nikoqire e Trepçës’89.

Nikoqirët, pas fitores ndaj Llapit, tani synojnë edhe trepikëshin e radhës.

Në anën tjetër, Drenica e pret Besën në “Bajram Aliu”. Të dyja takimet fillojnë nga ora 13:30, ndërsa ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

13:00 Drenica – Besa

13:00 Drita – Trepça’89

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat