Mes emrave si Milani, Interi dhe Arsenali!

Futboll

Mes emrave si Milani, Interi dhe Arsenali!

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 13:30
Mes emrave si Milani, Interi dhe Arsenali!

Në këtë dekadë të fundit kemi pasur një tronditje të madhe për renditjen e futbollit europian. Ajo që kemi hasur është dominimi i shumë prej tyre nga një ose dy skuadra të vetme, për të prishur në një farë mënyre garën.

Mjafton të kujtojmë raste konkrete si në Itali ku fiton gjithmonë Juventusi, në Spanjë që titulli ndahet gjithmonë mes Barcelonës dhe Realit, për të vazhduar me sundimin e Celtic në Skoci, me PSG-në në Francë, me Salzburgun në Austri, me Dinamon e Zagrebit në Kroaci, me Legian e Varshavës në Poloni, me ndarjen mes Baselit dhe Young Boysit në Zvicër, me Bate Borisovin në Bjellorusi, Ludogorestin që fiton gjithmonë në Bullgari dhe rastin e Hungarisë ku Ferencvaros dhe Fehervar nuk kanë kundërshtar.

Këto janë vetëm pak nga shembujt që tregojnë se në këtë dekadë të fundit, kampionatet e kanë të njohur emrin e fituesit ende pa u nisur sezoni. Ajo që veçohet është fakti se ekipet me histori nuk po arrijnë që të konkurrojnë denjësisht për të fituar sërish titullin kampion.

Për këtë arsye në mediat europiane është bërë një listë e ekipeve të mëdha në Europë që janë futur në “gjumin letargjik” pasi nuk kanë fituar asnjë titull në dekadën e fundit. Mes emrave si Milani, Interi, Arsenali, Lioni dhe Rangers, ndodhet edhe emri i Dinamos në Shqipëri. Një renditje kjo që ndikohet nga shumë faktor për shkakun e menaxhimit të dobët të këtyre klubeve dhe ngritjet që kanë pasur skuadrat e tjera me financa më të shëndosha.

Klubet e mëdha në Europë që nuk e kanë fituar ende një titull në dekadën e fundit

Arsenal (Angli) – titulli i fundit i fituar në 2003-2004 sezoni / në total, 13 kampionate

Glasgoë Rangers (Skoci) – titulli i fundit i fituar, në 2010-2011 sezoni / në total, 54 kampionate

Sporting Lisbon (Portugali) – titulli i fundit i fituar, në 2001-2002 sezoni / në total, 18 kampionate

Inter Milan (Itali) – titulli i fundit i fituar, në 2009-2010 sezoni / në total, 18 kampionate

AC Milan (Itali) – titulli i fundit i fituar, në 2010-2011 sezoni / në total, 18 kampionate

Olympique Marseille (Francë) – titulli i fundit në 2009-2010 sezoni / në total 9 kampionate

Olympique Lyon (Francë) – titulli i fundit në 2007-2008 sezoni / në total, 7 kampionate

Valencia (Spanjë) – titulli i fundit i fituar në 2003-2004 sezoni / në total, 6 kampionate

Standard Liege (Belgjikë) – titulli i fundit i fituar, në 2008-2009 sezoni / në total, 10 kampionate

Rapid Vienna (Austri) – titulli i fundit i fituar, në 2007-2008 sezoni / në total, 32 kampionate

Panathinaikos Athens (Greqi) – titulli i fundit i fituar në 2009-2010 sezoni / në total 20 kampionate

Dinamo Bukuresht (Rumani) – titulli i fundit i fituar, në 2006-2007 sezoni / në total, 18 kampionate

Brondby (Danimarkë) – titulli i fundit i fituar, në 2004-2005 sezoni / në total, 10 kampionate

Grashopper Zurich (Zvicër) – titulli i fundit i fituar në 2002-2003 sezoni / në total, 27 kampionate

FC Zurich (Zvicër) – titulli i fundit i fituar në 2008-2009 sezoni / në total, 12 kampionate

CSKA Sofja (Bullgari) – titulli i fundit i fituar, në 2007-2008 sezoni / në total, 31 kampionate

Levski Sofja (Bullgari) – titulli i fundit i fituar, në 2008-2009 sezoni / në total, 26 kampionate

MTK Budapest (Hungari) – titulli i fundit i fituar, në 2007-2008 sezoni / në total, 23 kampionate

Dinamo Minsk (Bjellorusi) – titulli i fundit i fituar, në 2004 sezoni / në total, 7 kampionate

Wisla Krakow (Poloni) – titulli i fundit në 2010-2011 sezoni / në total 14 kampionate

Hajduk Split (Kroaci) – titulli i fundit, në 2004-2005 sezoni / në total, 6 kampionate

Dinamo Tirana (Shqipëri) – titulli i fundit i fituar, në 2009-2010 sezoni / në total, 18 kampionate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat