Conte tregon si do ta ndalojë Ibrën

Futboll

Conte tregon si do ta ndalojë Ibrën

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 17:34
Conte tregon si do ta ndalojë Ibrën

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur në konferencën për shtyp për ndeshjen ndaj Milanit që do të zhvillohet nesër.

Milani dhe Interi do të ndeshen nesër në orën 15:00 në kuadër të javes së 23-të të Serie A.

Conte në konferencën për shtyp para ndeshjes është pyetur nga gazetarët italianë se si planifikon të ndalë Zlatan Ibrahimovic.

Ai u shpreh se Ibra ka shënuar ndaj tyre dhe paraqet rrezik, por me punë në skuadër do të thotë që nuk mund të shënojë nesër.

"Si do ndalet Ibra? Kjo zgjidhet me punë nga skuadra, duke kërkuar të reduktojmë sa më shumë gabimet tona", tha Conte.

"Jemi duke folur për një lojtar të fortë që ka bërë shumë për Milanin. Ka shënuar edhe ndaj nesh në ndeshjet e kaluara, por nuk është e thënë që do ta bëjë nesër", përfundoi Antonio Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat