Liverpooli konfirmon lëndimin e Henderson

Futboll

Liverpooli konfirmon lëndimin e Henderson

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 21:57
Jordan Henderson

Përpos humbjes ndaj Evertonit, Liverpooli ka konfirmuar edhe një humbje tjetër.

Bëhet fjalë për kapitenin, Jordan Henderson, i cili u largua nga loja në min (29’). Tani, Liverpooli ka konfirmuar lajmin për lëndimin e kapitenit përmes uebfaqes zyrtare të klubit.

Edhe menaxheri Jurgen Klopp deklaroi pas ndeshjes se sipas stafit mjekësor nuk dukej premtues.

Sipas komunikatës, lëndimi i Henderson është më serioz sesa dukej fillimisht dhe ai do ti nënshtrohet testeve të mëtutjeshme ditën e nesërme për të konstatuar shkallën e lënimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat