Dy ndeshje të zjarrta në Superiore

Futboll

Dy ndeshje të zjarrta në Superiore

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 11:56
Dy ndeshje të zjarrta në Superiore

Ditën e sotme do te luhen dy sfidat e mbetura të javës së 20 të Superligës shqiptare. Skënderbeu-Vllaznia dhe Kukësi-Partizani. Fitorja e Teutës dhe Laçit ka sjellë një farë presioni tek Vllaznia e cila dëshiron të mbajë me çdo kusht vendin e parë.

Të gjendur vetëm 4 pikë larg nga vendi i dytë, shkodranët do të shkojnë në Korçë me mendimin e vetëm për fitore.

Por aspak nuk pritet të jetë e lehtë. Fitorja e Bylisit në Fier ndaj Apolonisë ka krijuar urgjencë për pikë tek Skënderbeu që tashmë gjendet në vendin e fundit me vetëm 12 pikë. Pavarësisht se ndodhen në një moment kritik, korçarët do të tentojnë të dalin me pikë nga stadiumi i tyre.

Gjithashtu dhe Partizani do të kërkojë të bëjë detyrën e saj në përballjen aspak të lehtë ndaj Kukësit. Një fitore do t’i rikthente ata në vendin e dytë, ku mund edhe të përfitojnë nga një hap fals i Vllaznisë, që nuk ka treguar qëndrueshmëri në javët e fundit.

Nga ana tjetër, Kukësi duket se i ka humbur të gjitha shpresat për të dalë kampion dhe tashmë domtë fokusohet për një vend në Europa Ligë. Një fitore ndaj Partizanit do ta ngushtonte diferencën nga vendi i katërt në vetëm 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat