Udinese i zhvlerëson avantazhin e dyfishtë

Futboll

Udinese i zhvlerëson avantazhin e dyfishtë

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 15:00
Udinese i zhvlerëson avantazhin e dyfishtë

Parma flirton me fitoren e munguar prej javësh të tëra, pasi ia doli të shënojë dy herë në portën e Udineses në pjesën e parë, por nuk mori më shumë se një pikë në fund, pasi friulianët arritën të barazojnë në pjesën e dytë.

Sulmuesi Kornelius zhbllokoi sfidën që në minutën e tretë të ndeshjes, ndërsa në të 32-tën ishte mesfushori veteran Jurai Kucka që ekzekutoi saktë një penallti dhe dyfishoi avantazhin e emilianëve.

Pjesa e dytë foli dukshëm për Udinesen, që përfitoi nga tërheqja e vendasve dhe zhvendosi lojën në gjysmëfushën kundërshtare, teksa sfida u rihap nga sulmuesi Okaka, që shënoi pas një krosimi të kapitenit De Paul.

Në minutën e 80’, sërish pas një krosimi të saktë në zonë, ishte Nuytinck që shënoi për herë të dytë në portën e Sepes dhe i dha një pikë Udineses në transfertën emiliane, ndërsa situata për Parmën komplikohet edhe më shumë dhe mbijetesa bëhet gjithmonë e më e vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat