Shqyerja e fanellës? Flet Daku

Futboll

Shqyerja e fanellës? Flet Daku

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 18:24
Shqyerja e fanellës? Flet Daku

Heroi i fitores së Ballkanit në duel me Feronikelin, Mirlind Daku ka shprehur emocionet e tij pas ndeshjes, pasi ky ishte goli i tij i parë në stinorin pranveror.

Ai në ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës nuk arriti të gjejë rrugën e golit, derisa në ndeshjen e parë të pranverës në Superligë kundër Besës nuk kishte të drejtë paraqitjeje.

“Jam i kënaqur me pikët që arritëm t’i fitojmë, por normalisht edhe me golin sepse për këtë punë paguhem. Jam i kënaqur që jam rikthyer te goli.

Shqyerja e fanellës? Ato janë momente që i ndodhin çdo futbollisti. Kundër një ekipi të fortë si Feronikeli të shënosh në fund është një ndjenjë shumë e veçantë, e cila nuk përshkruhet.

Ka qenë ndeshje shumë e vështirë sepse Feronikeli na ka bllokuar në shumicën e ndeshjes mjaft mirë, por një moment shpërqendrimi i mbrojtjes së tyre  mjaftoi që ta gjejmë golin”, ka thënë Daku, i cili deri më tash ka shënuar 22 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat