Monaco tallet me Barcelonën pasi e mposhti PSG-në

Futboll

Monaco tallet me Barcelonën pasi e mposhti PSG-në

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Monaco është tallur me Barcelonën në rrjetet sociale, pasi e mposhti Paris Saint-Germainin 2:0 në Ligue 1 të dielën, vetëm pak ditë pasi parisienët e kishin shkelur gjigantin katalonas 4:1 në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Niko Kovacit e zbatoi planin në përsosmëri, duke u mbrojtur në mënyrë të shkëlqyer dhe duke i shfrytëzuar plotësisht mundësitë që iu dhanë.

Sofiane Diop dhe Guillermo Maripan shënuan për triumfin tronditës të Monacos të dielën në Parc dec Princes. Kjo ishte fitorja e dytë e Monacos ndaj PSG-së këtë sezon.

Ekipi i Monacos në rrjetet sociale bëri shkaka me Barcelonën duke i ofruar ndihmë sesi ta mposhtë PSG-në.

Barcelona duhet ta kalojë një mal në ndeshjen e kthimit kundër PSG-së për ta arritur çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Për këtë, Monaco i ka ofruar ndihmë.

“Ne e mposhtëm PSG-në në ndeshjen e parë dhe në atë të dytën”, shkroi Monaco në Twitter.

“Barcelona, nëse keni nevojë për ndonjë këshillë, na shkruani mesazh”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat