Liverpool dhe Arsenal në garë për yllin e RB Leipzigut

Futboll

Liverpool dhe Arsenal në garë për yllin e RB Leipzigut

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 22:28
Marcel Sabitzer

Dy klubet angleze, Liverpool dhe Arsenal janë duke vëzhguar mesfushorin e RB Leipzigut, Marcel Sabitzer.

Mesfushori është duke shkëlqyer në Bundesliga, derisa së fundmi flitet për kalimin e mundshëm në Premierligë.

Sipas Todo Fichajes, Sabitzer që ka fituar reputacionin si një ndër mesfushorët më të mirë në botë është në ‘radarin’ e dy Arsenalit dhe Liverpoolit.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta thuhet se do shpenzojë në merkaton e radhës që të përforcojë skuadrën dhe një ndër prioritet është Sabitzer.

Ndërsa, duke parë që këtë edicion Liverpool ka probleme të mëdha në mesfushë, atëherë Klopp është duke shikuar mundësinë e transferimit të talentit të Leipzigut.

Vlera e kartonit të Sabitzer thuhet se është rreth 42 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat