Lazio nuk ka gjasa kundër Bayernit, ja kush e thotë

Futboll

Lazio nuk ka gjasa kundër Bayernit, ja kush e thotë

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 11:30
Lazio nuk ka gjasa kundër Bayernit, ja kush e thotë

Me Bayernin e Munihut luajti 4 sezone (2002-2006) si protagonist, përpara se të ndërmerrte aventurën në Angli, por Mikael Balak rikthehet që të flasë për ish-skuadrën e tij, përpara duelit të vajtjes së 1/8-ave të finaleve të Ligës së Kampioneve, ndaj Lazios:

“Në letër, pavarësisht mungesave aktuale që mund të ketë Bajerni, sfida me Lacion nuk do të ketë histori, ndonëse në Champions surprizat negative janë gjithmonë pas cepit. Gjithsesi, siç e kam thënë gjithmonë kur më është kërkuar opinioni për Bajernin, forca e kësaj skuadre është se asnjëherë nuk i nënvlerëson kundërshtarët e saj, por janë gjithmonë seriozë e profesionalë.

Në këtë tur luhet me ndeshje vajtje-ardhje, ndryshe nga sezoni i kaluar, dhe në 180 minuta, e shoh të vështirë që Lacio t’i rrezistojë Bajernit. Ah, po, në 90 minuta mund të ndodhte gjithçka, por në dy takime është e vështirë që të mos dominojnë me forcën e tyre.

Pavarësisht dy hapave të fundit falsë në kampionat, unë i shoh bavarezët në një formë të mirë dhe nuk kam dyshime se në fund të dy takimeve, në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve do të kalojë Bajerni i Mynihut, me gjithë respektin për Lazion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat