Talenti shqiptar i shënon gol spektakolar Romës!

Futboll

Talenti shqiptar i shënon gol spektakolar Romës!

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 13:35
Talenti shqiptar i shënon gol spektakolar Romës!

Kristjan Asllani bën xhiron e mediave sportive në Itali dhe jo vetëm.

Talenti shqiptar spikati me një gol spektakolar në ndeshjes mes Romës dhe Empolit për kampionatin e të rinjëve Primavera.

Goli i tretë sezonal i 18-vjeçarit që është grumbulluar në të gjitha përfaqësueset e moshave të Shqipërisë, ishte vërtet i veçantë. Në humbjen 3-1 që Empoli i tij pësoi ndaj Romës, Asllani arriti të barazonte përkohësisht rezultatin në minutën e 67-të me një gol shumë të bukur nga goditja standarte që mahniti edhe komentatorin italian të Sport Italias, me këtë të fundit që e konsideroi thjeshtë të jashtëzakonshëm finalizimin e mesfushorit kuqezi. 

18-vjeçari po përjeton një sezon shumë pozitiv në aspektin personal teksa në këtë edicion është grumbulluar në gjashtë ndeshje me Empolin në Serie B, edhe pse ende nuk ka debutuar.

Gjithsesi ai ka provuar të luajë kundër Napolit në Kupë, disa minuta, dhe tani pret që të marrë edhe më shumë minuta në vazhdim me skuadrën e parë të Empolit që në këtë sezon kryeson Serinë B dhe më shumë gjasa do të rikthehet në elitën e futbollin italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat