UEFA anulon garën më të madhe evropiane

Futboll

UEFA anulon garën më të madhe evropiane

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 16:37
UEFA anulon garën më të madhe evropiane

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi sot të anulojë Kampionatin Europian 2021 të grup-moshës U-19 për femra dhe meshkuj për shkak të pandemisë Covid-19 dhe efekteve të saj në organizimin e garave.

Në procesin e kësaj vendimmarrjeje, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vë në dukje se, me kufizimet aktualeve të qeverive, udhëtimet e skuadrave dhe organizimi i këtyre mini-turneve do të ishin shumë të vështira.

Federatat anëtare të UEFA-s u konsultuan dhe më pas e mbështetën vendimin.

Edhe pse është për të ardhur keq që asnjë turne për të rinj nuk mund të zhvillohet në sezonin aktual, shëndeti dhe siguria e futbollistëve të rinj duhet të kenë përparësi në rrethanat aktuale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat