Morata dhe virusi misterioz, ja e vërteta

Futboll

Morata dhe virusi misterioz, ja e vërteta

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 16:58
Morata dhe virusi misterioz, ja e vërteta

Ku ka përfunduar Alvaro Morata?

Sulmuesi i Juventusit, pas një fillimi të jashtëzakonshëm të sezonit, duket se është ndalur. Goli i fundit në kampionat daton më 19 Dhjetor, në fitoren 0-4 kundër Parmës.

Sipas “Corriere dello Sport”, pas performancës së spanjollit fshihet Citomegalovirus.

Çfarë është citomegalovirusi?

Është një virus veçanërisht i zakonshëm (Covid nuk ka asnjë lidhje me të), i cili në shumicën e rasteve nuk sjell ndonjë simptomë.

“Një sistem i mirë imunitar është në gjendje të mbajë nën kontroll infeksionin – siç shpjegohet nga Instituti i Shëndetësisë në Itali – por në individë të imunosupresuar dhe në fëmijë nën moshën dy vjeç, mund të ndodhin komplikime serioze, veçanërisht në sy, mushkëri, mëlçi, ezofag, stomak, zorrë dhe sistemin nervor qendror“.

Kjo është arsyeja pse Pirlo nuk mund ta ketë Moratan në dispozicion për 90 minuta të plota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat