Ibra mund të pushojë në sfidën e Europa League

Futboll

Ibra mund të pushojë në sfidën e Europa League

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 17:41
Ibra mund të pushojë në sfidën e Europa League

Milan u mposht në derbi ndaj Interit me rezultatin 0-3, duke marrë një goditje të fortë në garën për titullin kampion.

Megjithatë, disfata u duk edhe më e rëndë në momentin që Zllatan Ibrahimoviç u largua nga fusha në pjesën e dytë për shkak të se ndjeu një shqetësim në pulpë.

Për suedezi pati ankth, pasi një tërheqje muskulore do ta linte jashtë fushave për disa javë, megjithatë së fundmi stafi mjekësor i Milanit ka risjellë qetësinë për trajnerin Stefano Pioli, transmeton "Vip Sport".

Kështu, stafi mjekësor i kuqezinjve ka sqaruar se bëhet fjalë vetëm për një ngarkesë, por që nuk sjell shqetësime dhe që lojtari pritet të jetë rregullisht në fushë për ndeshjen e ardhshme në kampionat ndaj Romës, ndërkohë që Ibra mund të pushojë në sfidën e Europa League ndaj Cërvena Zvezda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat