Prishtina mobilizon forcat kundër kampionit

Futboll

Prishtina mobilizon forcat kundër kampionit

Nga: K.G. Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 18:18
Prishtina mobilizon forcat kundër kampionit

Prishtina kërkon me këmbëngulje fitore kundër Dritës që ta ngushtojë edhe më shumë diferencën me pikë.

Bardhekaltrit janë përgatitur maksimalisht për derbin e madh që do të luhet nesër (13.00) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Prishtina është në vend të tretë me 38 pikë, ka 6 me pak se lideri Ballkani dhe se Drita që mban pozitën e dytë.

“Fitorja Prishtinën e inkuadron fuqishëm për titull.

Nesër zhvillohet derbi i javës ndërmjet Prishtinës dhe Dritës. Dallimi në gjashtë pikë dhe fitores eventuale të Prishtinës, bardhekaltrit i afron në tre pikë larg rivalëve gjilanas dhe përfundimisht e inkuadron skuadrën fuqishëm në luftë për titull.

Skuadra nuk ka probleme në përbërje, pritet edhe rikthimi i Lilajt dhe duke e parë se si skuadra po gëzon formë maksimale, atëherë nesër mund të presim angazhim maksimal dhe që skuadra të dëshmoj se dy fitoret për Kupë dhe Superkupë ndaj Dritës nuk kanë qenë të rastësishme”, njofton faqja e FC Prishtina. 

Java XXI
Prishtina – Drita
E mërkurë, 24 shkurt – ora: 13.00
Gjyqtarë: Tefik Maloku, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Gramoz Shala
Stadiumi: “Fadil Vokrri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat