Projektohet shkëmbimi mes Barcelonës dhe Arsenalit

Futboll

Projektohet shkëmbimi mes Barcelonës dhe Arsenalit

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 11:46
Projektohet shkëmbimi mes Barcelonës dhe Arsenalit

Arsenali raportohet se po vazhdon me interesimin për Junior Firpon, teksa në marrëveshje tani mund të përfshihet edhe Hector Bellerin.

‘Topçinjët’ nuk arritën ta transferonin lojtarin në formë huazimi gjatë janarit, por duket se ende nuk kanë heq dorë nga ai.

24 vjeçari besohet se është i hapur për një largim nga “Camp Nou”, teksa klubi londinez duket gati për të lëvizuar, raporton “football.london”.

Sipas këtij mediumi, një shkëmbim mes Firpos dhe Hector Bellerinit është i mundur të ndodhë.

Reprezentuesi spanjoll është produkt i akademisë së klubit katalunas, teksa në “Emirates” ishte transferuar në vitin 2011.

Për 25 vjeçarin interesim raportohet se ka shprehur edhe Paris Saint-Germaini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat