Sërish një përballje Gerrard - Lampard

Futboll

Sërish një përballje Gerrard - Lampard

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 14:19
Sërish një përballje Gerrard - Lampard

Frank Lampardi mund ta vazhdojë punën e trajnerit në skuadrën skoceze, Celtic.

Sot kampioni aktual nga Skocia shkarkoi nga detyra trajnerin, Neil Lennon.

Sipas mediave, Frank Lampardi është një nga kandidatët potencialë për ta marrë përsipër stolin e Celticut.

Përveç, ish-trajnerit të Chelseat, në listë është edhe Eddie Howe.

Një shkuarje e Lampardit në Skoci, do ta kishim mundësinë për ta parë si kundërshtar një dyshe, Gerrard-Lampard.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat