Real Madridi gati për të arkëtuar trofetë e reja

Futboll

Real Madridi gati për të arkëtuar trofetë e reja

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 15:27
Real Madridi gati për të arkëtuar trofetë e reja

Pas një fillimi jo të mirë, skuadra e Zinedin Zidanit ka fituar katër ndeshje radhazi në La Liga, duke pranuar vetëm një gol dhe qëndron vetëm tri pikë larg liderit Atletiko Madrid.

Mirëpo, “Los Blancos” ia kanë dal të menaxhojnë situatën dhe të fitojnë ndeshjet e fundit edhe pse pa yjet kryesorë.

Me 9 mungesa, ndër to Karim Benzema dhe Serhio Ramos, forma e Realit ka shkuar duke u përmirësuar.

Tani, ata do përballen me Atalantan në Ligën e Kampionëve dhe synojnë vetëm fitore.

Nga ana tjetër, mediat spanjolle thonë se Reali gjithashtu ka besim se mund ta fitojë trofeun e La Liga-s duke marrë parasysh se forma e rivalit lokal, Atletiko ka pasur zbritje të madhe duke ‘lëshuar’ shumë pikë në kohën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat