Zekirija Ramadani tregon recetën për ta mposhtur Dritën

Futboll

Zekirija Ramadani tregon recetën për ta mposhtur Dritën

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 16:14
Zekirija Ramadani

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është shpërhur i kënaqur me fitoren e ekipit të tij përballë kampiones në fuqi, Dritës.

Prishtina e mposhti në shtëpi skuadrën e Dritës me rezultatin 2:0, falë golave të Leotrim Bekteshit dhe Tun Bardhokut.

Për këtë triumf, Ramadani përgëzoi futbollistët e tij për lojën e treguar dhe angazhimin maksimal dhe shtoi se ekipi do të përpiqet të vazhdoj me këtë ritëm edhe në ndeshjet tjera.

“Tri pikët ishin objektivi kryesor në këtë ndeshje dhe jam i kënaqur me fitoren por edhe paraqitjen e ekipit. Duhet përgëzuar futbollistët që u angazhuan maksimalisht. Megjithatë, shpresoj të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë të punojmë dhe të bëhemi gati ndeshje pas ndeshjeje”, tha trajneri i Prishtinës, Ramadani pas ndeshjes.

Prishtina me këtë fitore afrohet edhe më shumë afër kreut, pasi që ndodhet vetëm katër pikë prapa liderit Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat